10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Audio-përgjimi i kryebashkiaku Veliaj/ Reagon PD: “Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës, larg duart nga futbolli”

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me një audio-përgjim të publikuar në media, duke u shprehur se kryebashkiaku Veliaj u bëri presion mësuesve dhe futbollistëve të Shoqatës Tirana.

PD u bën thirrje anëtarëve të shoqatës Tirona të distancohen nga Veliaj, që sipas selisë blu është i lidhur me Ndraghetën dhe mafien e plehrave.

DEKLARTA 

Sot, një pjesë e mediave bënë publik presionin e Erion Veliaj ndaj mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana ku me një fjalor të denjë për një ordiner dhe me banalitetin që karakterizon tërësisht atë si individ ai shpërfaqi fytyrën e vërtetë që fshihet pas maskës prej aktori që vesh sa herë del në publik.

Ajo është fytyra e vërtetë e Erion Veliaj, e kushdo që I ka dalë kundër e ka provuar.

Në atë material audio që dëgjohet nga të gjithë njeriu më i korruptuar në kryeqytet, Erion Veliaj, përdor fyerjet dhe shantazhet e ulëta karshi figurave të ndritura dhe me peshë të sportit dhe qytetit të Tiranës.

Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë ai do të përdorë çdo mjet të paligjshëm për ta zaptuar.

Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre.

Larg duart nga futbolli sepse ai është sporti i qytetarëve dhe Veliaj në fakt është përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS!

I ftoj anëtarët e shoqatës Tirona që të distancohen nga një njeri i lidhur me Ndraghetën dhe po aq dhe me mafien e plehrave pasi njerëz si ai e bëjnë pis këdo që i qëndron afër.

Veliaj dhe kushdo tjetër ta harrojnë që ne si qytetarë dhe si politikanë do ta falim atë dhe sërën e tij për këto sjellje të ulëta dhe të ndyra karshi Tiranës dhe figurave të nderuara të saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...