12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Aurela Gaçe “thumbon” me humor Ledionin në Big Brother VIP: “Baluket e ballit…”

Një moment plot humor dhe spontanitet solli energjia e Aurelës Gaçe në natën e spektaklit të Big Brother VIP Albania, ku ajo ishte e ftuar speciale. E njohur për performancat e saj eksplozive dhe natyrën energjike, Aurela nuk zhgënjeu as këtë herë.

Pas një performance të zjarrtë, këngëtarja u përfshi në një shkëmbim batutash me moderatoren e mbrëmjes, Ledion Liço. Duke parë veten në kamerë, ajo u kthye nga publiku dhe me shumë humor tha:

“Më erdhi ndërmend kënga ‘Baluket e ballit, moj mbi sy të kanë rënë’.”

Pa humbur kohë, Ledioni iu përgjigj me stilin e tij të zakonshëm thumbues:

“Ti po më bën diss! Unë nuk kam më baluke, ato kanë rënë…” – duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ky moment i papritur dhe i ngrohtë mes dy figurave të njohura të ekranit krijoi një atmosferë relaksuese dhe të këndshme për publikun.

Prania e Aurelës në skenë u shoqërua jo vetëm me muzikë të fuqishme, por edhe me karizëm dhe humor – një përzierje që dëshmon pse ajo mbetet një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Big Brother VIP Albania, i njohur për momentet e tij të papritura, këtë herë u pasurua me një episod të këndshëm që dëshmoi se show nuk ndalet vetëm brenda shtëpisë, por vjen edhe nga të ftuarit në skenë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...