8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Australi – Ligj i ri ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin YouTube nga viti 2026

Qeveria australiane ka miratuar një ligj të ri që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të kenë llogari në YouTube. Ky rregull do të hyjë në fuqi nga viti 2026 dhe është pjesë e një pakete masash për mbrojtjen e të miturve nga efektet e rrjeteve sociale.

Vendimi vjen pas kufizimeve të ngjashme që autoritetet vendosën më herët për platforma si Facebook, Instagram dhe TikTok. Sipas qeverisë, analizat kanë treguar se ekspozimi i hershëm ndaj platformave digjitale ka pasoja të dëmshme për shëndetin mendor të fëmijëve.

Nga ana tjetër, kompania YouTube ka reaguar duke paralajmëruar kundërshtimin e ligjit në gjykatë. Sipas tyre, platforma nuk ofron përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç dhe vendimi bie ndesh me lirinë e përdoruesve për qasje në informacion.

Autoritetet australiane kanë theksuar se prioritet mbetet siguria dhe mirëqenia e të miturve në internet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...