15.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

“Autobusi i drejtuar prej tij i mori jetën këmbësorit”, arrestohet shoferi 56-vjeçar në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Peshkatarit”, në Tiranë. Një 56-vjeçar, duke drejtuar një autobus, ka përplasur për vdekje një këmbësor 46-vjeçar, identifikuar me inicialet Z. I.

Sipas Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi N. H., është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e qarkullimit rrugor. Viktima ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes.

“N. H., 56 vjeç, pasi në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Peshkatarit’, autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Ngjarja është pjesë e bilancit ditor të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e cila ka njoftuar edhe për një sërë arrestimesh dhe procedimesh penale për vepra të ndryshme, që nga dhuna në familje dhe konfliktet fizike, deri te drejtimi i mjeteve pa leje apo në gjendje të dehur.

Materialet procedurale për aksidentin fatal, ashtu si edhe për ngjarjet e tjera, i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...