Një automjet tip “Mercedes” ka marr flake në autostradën Fier-Levan, konkretisht në fshatin Mbrostar, duke shkaktuar ndërprerjen e trafikut dhe duke krijuar një situatë të vështirë për udhëtarët, sidomos në këtë periudhë festash.
Drejtuesi i mjetit, A. M., ka reaguar menjëherë pasi ka parë tymin dhe ka braktisur mjetin, arrituar të shpëtojë nga flakët që e kishin zënë mjetin e tij “Mercedes”.
Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, që kanë vepruar për të shuar flakët në mënyrë të menjëhershme. Edhe pse zjarrfikësit kanë arritur të kontrollojnë situatën dhe të shuarin flakët, pasojat janë ndjerë te trafiku i automjeteve.
Në rrugën Fier-Levan kanë ndodhur ndërprerje të mëdha të qarkullimit, duke krijuar radhë të gjata të automjeteve në njërën anë të autostradës. Hetimet janë ende në kurs dhe synojnë të zbulojnë shkakun dhe rrethanat e zjarrit në mjetin “Mercedes”.