14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Autori i sulmit të sotëm në xhami me precedent penal/ I shpallur në kërkim një muaj më parë

autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”është Rudolf Nikolli. 34-vjeçari Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.

Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë pak minuta pas krimit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nikolli është futur në ambientet e xhamisë dhe ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Autori i sulmit rezulton me precedentë penalë. Rudolf Nikolli ishte shpallur në kërkim nga policia rreth një muaj më parë pas një sherri tek terminali i autobusëve. 

Më 11 mars dy të rinj nga Mati janë përfshirë në një konflikt verbal me njeri- tjetrin e më pas 34-vjeçari Rudolf Nikollaj ka plagosur me thikë në këmbë 32- vjeçarin Robert Kurti. I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori u shpall në kërkim.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...