2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Autori i vrasjes së policit në kërkim, ja sa do të dënohet sipas ligjit

Policia e Fierit, RENEA dhe FNSH që prej ditës së djeshme vijojnë kërkimet dhe krehjen e zonës, për lokalizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit që ekzekutoi me armë efektivin e forcave “Shqiponja”. Një operacion është duke u zhvilluar në fshatin Pojan, pranë fshatit Baltëz ku ndodhi vrasja, pasi dyshohet se Azgan Mernica fshihet aty. Ai arriti t’ia mbathte menjëherë pas krimit të rëndë. Ndërkohë policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen e vrasësit të Novruz Cenalisë.

Sa dënohen personat që vrasin punonjësin e Policisë së Shtetit:

NENI 79-B : “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”

Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Psitat ku po hetohet për vrasjen e policit në Fier

Policia e Fierit duke njohur efektivin që u gjend i pajetë në rrugën e ‘sherrit’, kanë kuptuar se punonjësi i policisë nuk ishte djalë me probleme, ata kanë nisur kërkimin e një pistë për të mësuar se cili ishte shkaku i vrasjes. Verifikimet dhe një kamera në afërsi të rrugës ka treguar se gjithçka ka nisur nga konflikti për kalimin i pari në rrugë, ku shfaqet autori me armë në dorë duke qëlluar mbi 28-vjeçarin Cenalia. Policia pas identifikimit të autorit, ka nisur verifikimet për të shkuarën e tij dhe ka parë që ai ishte vëllai i një tjetër personi të dënuar për vrasje, e madje për një nga krimet më të rënda të ndodhura në Fier 5 viteve të fundit.

Si u vra polici në Fier

Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. Vrasja u shënua rreth orës 13:15 minuta të 13 majit 2024. Asllan Mernica, i njohur edhe me emrin Azgan, u largua nga vendi i ngjarjes me makinën tip “Audi”, ngjyrë blu, të cilën e braktisi disa kilometra me tutje dhe nga aty u arratis arave. Në ndjekje të tij janë vënë me dhjetëra efektivë policie, përfshirë Forcat Kombëtare e Sigurisë dhe elita RENEA. Drejtuesit e policisë së shtetit, i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohet, në të kundërt forca e ligjit do të jetë shumë e ashpër ndaj tij. I ati i efektivit që ndërroi jetën nga plumbi në kokë, Nevruz Cenalia, ka bërë thirrje për kapjen sa më parë të vrasësit dhe ka kërkuar nga qytetarët të mos e fshehin atë nëse e shohin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT