Autoritetet në Ukrainë kanë publikuar bilancin e humbjeve që i kanë shkaktuar armikut.
Sipas tyre, janë vrarë në total 19.500 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 1.923 mjete të blinduara.
Pajisje tjera ushtarë janë “zhdukur nga faqja e dheut”, përfshirë 137 helikopterë, 725 tanke dhe 154 aeroplanë.
Muajin e kaluar, Rusia bëri të ditur se 1.351 ushtarë i janë vrarë në Ukrainë, ndërsa NATO vlerëson se mbi 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit.