14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Avash se na shtype!” – Sherr me thika në Fier pas një mosmarrëveshjeje ne rrugë

Një moment i tensionuar mes dy të rinjve në lagjen “11 Janari” në Fier u kthye mbrëmë në një përleshje me thika, pas një mosmarrëveshjeje të shkaktuar nga një koment për drejtimin e automjetit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja nisi kur Loni Seitaj po ecte pranë vijave të bardha në rrugë, së bashku me të vëllanë, ndërsa Albion Majaci po kalonte aty me makinë. “Avash se na shtype,” i tha Seitaj 28-vjeçarit, një shprehje që ndezi menjëherë tensionin mes tyre.

Majaci zbriti nga makina dhe filloi një debat i cili shpejt u përshkallëzua në përdorimin e mjeteve prerëse. Si pasojë, Seitaj u godit në dorë, ndërsa Majaci mori një plagë në bark.

Të dy të rinjtë u dërguan menjëherë në Spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje u evidentua një prani e shtuar e policisë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...