12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Avokatët e Shqipërisë përfshihen në një grevë katër ditore kundër miratimit të hartës së re gjyqësore

Të gjithë avokatët e Shqipërisë janë përfshirë në një grevë katër ditore kundër miratimit të hartës së re gjyqësore, e cila sipas tyre zvogëlon ndjeshëm numrin e gjykatave në të gjithë vendin dhe cënon dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Nga protesta e Lezhës, disa avokatë deklaruan se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre dhe të ridimensionohet harta e re gjyqësore, atëherë ata do të përshkallëzojnë kërkesën e tyre dhe do të bojkotojnë masat e sigurisë në orët në vijim.

“Kemi shpallur bojkot për shkak të hartës së re gjyqësore pasi është marrë një vendim i njëanshëm dhe janë shpërfillur të gjitha ato që ne kemi kërkuar të pasqyroheshin. Duke shpërfillur në mënyrë totale interesin e qytetarëve dhe duke shpërfillur në mënyrë totale interesat e qytetarëve në gjykatë dhe pë rë të gjitha arsyet e tjera që ne i kemi shpalosur në të gjitha instancat.

Ne kemi sghpallur këtë bojkot si hapin e parë opër të kaluar më pas në hapa të tjerë. Shpresojmë që gjatë këtij bojkoti të reflektohet nga ana e qeverisë dhe KLGJ-së.  Në mënyrë që të pasqyrohen ndryshimet në hartën e re gjyqësore dhe të mos cënohen qytetarët në dhënien e drejtësisë.

Shpresojmë shumë që gjatë këtij bojkoti të reflektohen këto ndryshime. Ndryshe ne do të përshkallëzojmë protestën tonë duke bojkotuar në javët në vijim të gjitha masat e sigurimit”, tha një prej avokatëve pjesëmarrës në protestë.

Protesta janë zhvilluar dhe në qytetet të tjera si Vlorë, Sarandë dhe Gjirokastër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...