7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Avokati kritikon kontrollin e SPAK në banesën e gazetarit Elton Qyno

Avokati Redi Ramaj ka shfaqur shqetësimin e tij ndaj kontrollit të ushtruar nga SPAK në banesën e gazetarit Elton Qyno. Ai vlerësoi se trajtimi i këtij rasti është shqetësues dhe se çdo prokurori duhet të respektojë kodin e procedurës penale dhe ligjin, duke mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Ramaj tha se në këtë rast duhet të merret parasysh profesioni i gazetarit dhe se roli i tij është të bëjë publike informacionet për qytetarët. Ai shtoi se detyra e Prokurorisë është të ruajë sekretin hetimor, ndërsa gazetari ka detyrë të publikojë informacionin që i ka në dorë.

Avokati theksoi se një qasje e tillë ndaj gazetarit është e gabuar dhe se duhet të ketë një mënyrë tjetër të trajtimit nga ana e prokurorisë. Ramaj përfundoi duke theksuar se interesi i qytetarëve është të informohen rreth ngjarjeve të rëndësishme dhe publikimi i informacionit nga gazetarët ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

“Mendoj se është shqetësuese, në asnjë rast trajtimi që i bëhet gazetarit nga çdo lloj prokurorie e Shqipërisë duhet të jetë në përputhje me kodin e procedurës penale dhe me ligjin duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Këto garanci duhet të respektohen, por duhet të merret në konsideratë edhe profesioni i tij. Interesi ynë si qytetarë është që çdo ngjarje e rëndë të bëhet publike sepse interesi qytetar është të dijë kë do votojë nesër.

Prokuroria ka detyrë të ruajë sekretin hetimor, nuk është detyra e gazetarit. Në këtë moment që flasim prokuroria duhet të ruajë përgjimet dhe të dhënat e hetimit, ndërsa gazetari ka detyrë të publikojë informacionin që i bie në dorë. Mënyra e trajtimit të gazetarit nga prokuroria është e gabuar, duhet të kishte një qasje tjetër”, u shpreh ai mes të tjerash.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...