10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Avokatura e Shtetit: News 24 po mban padrejtësisht ambientet shtetërore – vendimi i gjykatës është final

Avokatura e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ndërhyrjes së policisë në ambientet ku operon televizioni News 24, duke sqaruar arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtij veprimi.

Sipas njoftimit, objekti në pronësi shtetërore në zonën e Shkozës është mbajtur pa titull ligjor nga subjekti “Fokus Media News” prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë në maj 2022.

Megjithë njoftimet dhe kërkesat për dorëzim vullnetar, televizioni nuk ka liruar ambientet, por ka nisur procese gjyqësore për të penguar ekzekutimin. Çështja ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe më 14 korrik 2025, Gjykata e Apelit Administrativ vendosi lirimin e menjëhershëm të pronës.

Ambienti iu kalua shoqërisë shtetërore “KAYO”, e cila do të realizojë projektin strategjik për bashkëprodhimin e mjeteve motorike, me synim rivitalizimin e industrisë ushtarake dhe krijimin e vendeve të reja pune.

Avokatura thekson se procedurat për marrjen në posedim faktik të pronës janë në vazhdim dhe se vendimi i gjykatës është i detyrueshëm dhe duhet të ekzekutohet pa vonesë, si një domosdoshmëri për respektimin e rendit kushtetues dhe interesit të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...