8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Axios: Telefonata sekrete Netanyahu–Trump çoi në nisjen e luftës kundër Iranit

Një telefonatë e fshehtë mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump më 23 shkurt rezultoi momenti kyç që parapriu shpërthimin e luftës kundër Iranit, raporton Axios, duke cituar tre burime të informuara mbi bisedën.

Sipas raportimit, Netanyahu i ka komunikuar Trump-it informacione të inteligjencës sipas të cilave Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe këshilltarët e tij më të afërt do të mblidheshin të shtunën në mëngjes në një vend të caktuar në Teheran – një objektiv që mund të goditej me një sulm të vetëm ajror.

Telefonata, e mbajtur jashtë vëmendjes publike dhe e pa raportuar më herët, thuhet se i dha përgjigje pyetjes që shtrohej ndërkombëtarisht: pse tani? Burimet theksojnë se Trump kishte shqyrtuar prej kohësh mundësinë e një sulmi ndaj Iranit, por pa vendosur për kohën. Informacioni për vendndodhjen e Khameneit u konsiderua një mundësi që nuk duhej humbur.

Sipas të njëjtave burime, telefonata ishte kulmi i muajve të koordinimit mes dy liderëve, të cilët kishin zhvilluar dy takime dhe 15 biseda telefonike në dy muajt para nisjes së operacionit. Një sulm ishte shqyrtuar edhe një javë më herët, por ishte shtyrë për arsye operative dhe të inteligjencës, përfshirë kushtet atmosferike.

Një vlerësim fillestar i CIA-s, i urdhëruar nga Trump, thuhet se konfirmoi informacionin e mbledhur nga inteligjenca izraelite për praninë e Khameneit në takim. Deri të enjten para sulmit, objektivat ishin “plotësisht të konfirmuara”, sipas raportimit.

Të premten në orën 15:38, Trump dha urdhrin përfundimtar. Njëmbëdhjetë orë më vonë, bombardimet goditën Teheranin. Sipas burimeve të cituara, Ali Khamenei mbeti i vrarë, duke shënuar nisjen e një konflikti të hapur në Lindjen e Mesme.

Axios raporton gjithashtu se Trump kishte shprehur gatishmëri për të vepruar më herët, madje që në fillim të janarit, por Netanyahu kishte kërkuar kohë për të siguruar mbështetje të brendshme dhe koordinim operacional. Plani fillestar parashikonte fundin e marsit ose fillimin e prillit, por zhvillimet e inteligjencës përshpejtuan afatin.

Administrata amerikane, sipas raportimit, u përball me presion për të justifikuar publikisht veprimin pas nisjes së sulmeve. I pyetur për mungesën e një plani evakuimi, Trump deklaroi: “Sepse gjithçka ndodhi kaq shpejt.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sulm ndaj drejtorit të IKMT-së në zyrë” – Klesti Çela dhe tre persona të...

0
Një incident i rëndë ndodhi dje në ambientet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta,...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, “Mercedes” i pret rrugën “Passat”-it, 4 pasagjerët shpëtojnë pa lëndime

0
Një aksident u regjistrua rreth orës 10:00 në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, pranë fshatit Panaja, ku u përfshinë dy automjete, një “Mercedes”...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell vendosmëri dhe iniciativa. Në punë, një mundësi për projekt të ri mund t’ju vendosë në qendër të vëmendjes. Kujdes me vendimet financiare...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 4 Mars 2026

0
Më 4 mars 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror, por gradualisht drejt përmirësimit me alternime të vranësirave dhe kthjellimesh gjatë ditës. Gjatë...

“Operacioni ‘Vendimi’ përfundoi me sukses” – Arrestohet i shumëkërkuari Klodian Llomi në Dibër

0
Dibër – Një operacion policor i koduar “Vendimi” ka çuar në arrestimin e shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga...