8.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Babai është arrestuar në mënyrë të padrejtë, kërkoj ndihmën e Greqisë!, shprehet për mediat djali i Belerit

Djali i Fredi Belerit ka dhënë një intervistë për mediat greke, ku komentuar arrestimin e të atit dy ditë para zgjedhjeve vendore. Ai thotë se të atin e ka takuar vetëm një herë të enjten e kaluar kur u arrestu, por ai konfirmon për mediat greke se gjendja e tij psikologjike është e mirë, ndërsa vetë Fredi Beleri ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë pais thotë se ka probleme shëndetësore.
“E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

“Ne duam ndihmën e Greqisë dhe Europës për të parandaluar çdo plan të qeverisë shqiptare për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve përmes burgosjes së padrejtë të babait tim”, theksoi ai dhe shtoi se “avokatët tanë na sigurojnë se çështja është qesharake dhe në shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë kundër babait tim”.
Rama në 10 ditët e fundit kishte marrë përsipër përballjen në Himarë dhe thoshte se nuk do të tolerojë humbjen e zgjedhjeve, duke folur me karakteristika përçmuese si për babanë tim, ashtu edhe për të gjithë komunitetin e mërguar”, nënvizoi djali i tij Fredi Belleri dhe përfundoi. duke thënë se “nëse zgjedhjet do të ishin të lira fitorja do të ishte shumë më e madhe”, tha djali i tij Fredi Beleri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...

E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit

0
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...

E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...

0
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...