11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Babai i Lamine Yamal, flet nga spitali pas sulmit me thikë: “Jam shumë më mirë”

Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës Lamine Yamal, është ende i shtruar në Spitalin Can Ruti në Badalona pas një sulmi të rëndë me thikë të ndodhur më 14 gusht në një parking në Mataró. Pas një ditë nën vëzhgim, ai u transferua në repart dhe gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim, sipas raportimeve nga “El Mundo Deportivo”.

Në një deklaratë të siguruar nga emisioni sportiv spanjoll ‘El Chiringuito’, Mounir falënderoi Zotin për përmirësimin e tij dhe shprehu optimizëm për rikuperimin e plotë. “Faleminderit Zotit jam shumë më mirë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, timen dhe të familjes sime. Nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj dhe do të bëhet,” tha Nasraoui.

Mounir pranoi se përjetoi momente të vështira pas goditjes së trefishtë me thikë nga një grup personash që duket se i zunë pritë pas një konflikti të mëhershëm. Ai u sulmua ndërsa po shëtiste qenin e tij në rrugët e Badalonas. “E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë. Si çdo qenie njerëzore,” rrëfeu ai.

Në përfundim të deklaratës së tij, Mounir Nasraoui shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë dhe dërgoi një mesazh optimist për ekipin e Barcelonës. “Shpresoj që të dalë sa më shpejt,” tha ai, duke shtuar se “këtë vit ata do të jenë një ekip i madh dhe ne do të bëjmë gjëra të mëdha,” me një vëmendje të veçantë për djalin e tij, Lamine Yamal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...