15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Babai i të akuzuarit për marrëdhënie intime me 12-vjeçaren mbron djalin: ‘Asgjë nuk është e vërtetë’

Babi i Kledi Tirollarit, 29-vjeçarit të akuzuar për marrëdhënie intime me një 12-vjeçare me të cilën bashkëjetonte në qytetin e Korçës, ka reaguar duke mohuar të gjitha akuza. Ai thotë se djali ka pasur një lidhje në Greqi dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me vajzën e bashkëjetueses së tij. Babai shprehet se kjo është një akuzë e rreme pas një konflikti mes tyre. Në këtë mënyrë, ai hedh dyshime mbi deklaratat e nënës së vajzës dhe e mbron djalin nga akuzat për marrëdhënie të paligjshme.

Për mediat, nga Gjykata e Korçës ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj 29-vjeçarit, i ati deklaroi se denoncimi është bërë për shkak të inateve që bashkëjetuesja kishte me të, pas një debati që kishin bërë bashkë.

Ai pretendoi se nëna e 12-vjeçares i ka kërcënuar se do i dërgonte të gjithë në burg. Ndërsa u shpreh se i biri nuk flinte në një dhomë me të miturën, siç ka pretenduar bashkëjetuesja e tij.

“Kisha një fëmijë të vogël tek 8-vjeç e gjysmë, edhe ajo kishte fëmijë. Ramë dakord të bashkëjetonim. Ne debatuam, i thashë një të fshirë e të pastruar s’bën dot. Më tha ‘po me ju do të merrem unë, jua rregulloj unë’.

Unë kam 3 djem, kur e kam marrë bashkëjetuese djemtë i kam pasur në Greqi. Kur erdhi djali tha po mirë e kemi si motrën tonë, hamë e pimë bashkë. Nuk është e vërtetë që djali ka kryer marrëdhënie me të, ajo e akuzoi sepse debatoi me mua.

Djali kishte dhomën e vet. Rrinim në një shtëpi, vajza qëndronte me nënën e saj, shkollën e kishim afër dhe e çonim. Janë muhabete të kota. Më tha “do ju fus të tërëve në burg”, u shpreh babai i 29-vjeçarit për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...