10.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Bajram Begaj betohet sot si kryetar i ri i shtetit, grupi i Berishës bojkoton ceremoninë

Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme.

Por duket se Partia Demokratike është sërish e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë sot në seancën plenare.

Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.

Axhenda e ceremonisë në Presidencë:
18:45 – 19:15 – Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Falsifikim i rezultateve të zgjedhjeve” – Prokuroria kërkon paraburgim për 10 kryesues të QKN-ve...

0
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 prej 34 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), të ndaluar...

“Posta automatike e Epstein është e pavërtetë” – Bill Gates mohon akuza nga dokumentet...

0
Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të fundit lidhur me Jeffrey Epstein, duke mohuar çdo akuzë që lidhet me sjelljen e tij...

Vdekja e Leonard Farrukut në anijen e azilkërkuesve në Britani trondit komunitetin dhe nxit...

0
Leonard Farruku, 27-vjeçar shqiptar, u gjet i pajetë në dhjetor 2023 në bord të anijes Bibby Stockholm, ku ishte strehuar si azilkërkues në Portland,...

Khloe Kardashian: “Kam frikë të hyj sërish në lidhje”

0
Khloe Kardashian ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga sarmasofobia – frikë e fortë nga angazhimi në marrëdhënie romantike. Ajo foli hapur për këtë...

Situata në Ukrainë: pretendime ruse për kontroll, por realiteti në terren mbetet i pandryshuar

0
Në juglindje të qytetit ukrainas Kupjansk ndodhet qyteza e vogël Kupjansk-Vuzlovi, një zonë që së fundmi është bërë sërish objekt pretendimesh nga ana e...