14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Balla falënderon forcat e sigurisë dhe qytetarët për suksesin e samitit të Europës-Juglindore në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shprehur falënderim ndaj Forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e suksesshëm të Samitit të Europës-Juglindore në Tiranë, ku mori pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka përgëzuar qytetarët për respektimin e masave kufizuese të vendosura nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme rajonale.

“Tirana, kryeqyteti i Europës së Ballkanit, mikpriti dhe organizoi me sukses Samitin e Europës-Juglindore, ku mori pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit më të lartë të vendeve të rajonit. Përgëzime dhe mirënjohje të gjitha forcave të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës të angazhuara në këtë operacion të madh për garantimin e mbarëvajtjes së këtij Samiti të rëndësishëm. Shumë mirënjohje edhe banorëve të kryeqytetit për mirëkuptimin ndaj masave kufizuese”,- shprehet Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...