10.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Balla: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes, moment historik për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si historike ftesën e bërë nga presidenti amerikan Donald Trump për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit.

Balla u shpreh se Kuvendi po thirret të marrë një vendim që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës, duke e konsideruar këtë ftesë si një vlerësim të drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë në promovimin e paqes ndërkombëtare.

“Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike dhe historike, ku Republika e Shqipërisë dhe kryeministri Rama janë ftuar të jenë anëtarë të Bordit të Paqes. Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe shënon një moment pa precedent pozitiv, ku vendi ynë shihet si faktor që ndikon në paqe dhe jo më si një shtet periferik,” deklaroi Balla.

Ai theksoi se presidenti Trump e ka cilësuar këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore, që përfaqëson një qasje të re në ndërtimin e paqes në zonat e konfliktit, me fokus të veçantë në Gaza.

“Jo më vëzhgues, por të ftuar si bashkëthemelues,” nënvizoi Balla, duke shtuar se kjo ftesë dëshmon rritjen e rolit dhe peshës ndërkombëtare të Shqipërisë në çështjet e sigurisë dhe paqes globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...