11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Balla me drejtuesit e Policisë së Korçës:” Do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme”

Taulant Balla zhvilloi takim me strukturat drejtuese të Policisë Vendore të Korçës deklaroi se është shumë i rëndësishëm përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie.

Ministri Balla në fjalën e tij u shpreh se shumë shpejt do të trajtohet problemi i banimit për uniformat blu, për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen, duke nënvizuar se do t’i hapet rrugë aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para.

Fjala e Ballës:

“Do të kujdesem posaçërisht për rritjen e standardit të jetesës të punonjësve të Policisë dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja. Pa e harruar që nga sot sistemimin përfundimtar të të gjitha familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët e të cilëve janë fëmijët tanë. Ndaj do të trajtojmë problemin e banimit për ata që shërbejnë në qytete të ndryshme nga qyteti ku kanë familjen dhe gjithashtu do të hapim rrugën e aplikimeve për vitin 2023, duke e nisur me 100 banesat e para, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë. Kriteret do të bëhen publike në ditët në vijim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë”, theksoi ministri Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...