10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Balla, njofton likuidimin e pagesave të prapambetura për ushqimin e policisë së shtetit për këtë vit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një njoftim zyrtar se të gjitha pagesat e prapambetura për ushqimin e Policisë së Shtetit për këtë vit do të likuidohen gjatë këtij muaji. Deklarata u bë gjatë një aktiviteti për kreditë me zero interes për punonjësit e Policisë së Shtetit, ushtarakët dhe personelin mjekësor.

Ndër të tjera, ministri Balla tha se është marrë vendimi për mbylljen e 100 kredive të para me interes zero për policinë. Ai gjithashtu njoftoi rritjen e pagave për këtë kategori personeli.

Balla theksoi, “Po përmbyllim këto festa 100 kredi me interes zero për punonjësit e policisë. Shumë pak e besuan që do ta mundësonim këtë politikë të rëndësishëm. Kjo do të ndodhë javën e ardhshme dhe e ftoj kryeministrit. I kërkoj ministrit të financave të rrisë moshën deri në 45 vjeç të paktën dhe besoj se do ta gjejmë mirëkuptimin tuaj në buxhet për të ngritur moshën.”

Gjithashtu, ministri Balla njoftoi se në Këshillin e Ministrave do të miratohet një projekt vendim për trajtim ushqimor të çdo punonjësi policie dhe studenti të Akademisë së Sigurisë, duke shtuar se do të jepet pagesë e prapambetur për vitin 2023 dhe më pas do vijohet me trajtim ushqimor.

Po përmbyllim këto festa 100 kredi me interes zero për punonjësit e policisë. Shumë pak e besuan që do ta mundësonim këtë politikë të rëndësishëm, por aq më pak se në ditët në vijim do t’u shkojmë për vizitë atyre që kanë mbyllur procedurat dhe po mobilojnë shtëpitë. Kjo do të ndodhë javën e ardhshme dhe e ftoj kryeministrit. I kërkoj ministrit të financave të rrisë moshën deri në 45 vjeç të paktën dhe besoj se do ta gjejmë mirëkuptimin tuaj në buxhet për të ngritur moshën. Kjo politikë e re do të vazhdojë të konsolidohet. Kemi 934 punonjës që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero interes. Në fund të këtë procesi të del shtëpia falas. Angazhimi im dhe i qeverisë, është që vitin e ardhshëm ta çojmë në 300, në 2025 të përmbyllin 500-shen tjetër të punonjësve të policisë që kanë nevojë për t’u trajtuar me kredi zero interes. Më 1 korrik të vitit të ardhshëm, policia e shtetit do të marrë vlerësimin që i takon, dhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse për garantimin e sigurisë në këtë vit të rëndësishëm ku përballuam turistë të shumtë.”, tha ai

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...