8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Balla-opozitës: Ju ka marrë peng ‘non-grata’ e madhe, Butrinti është pasuri e jona

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha pas deklaratave të tij mbi marrëveshjen e Butrintit duke thënë se arsyeja e vetme që ai i kundërvihet është se kemi të bëjmë me një fondacion amerikan.

Balla theksoi se SHBA po bën një projekt në favor të vendit tonë, që do të rrisë numrin e turistëve dhe se nuk ekziston mundësia që Butrinti të merret nga të huajt.

Balla: Marrëveshja për administrimin e zonave të Parkut Kombëtar të Butrintit e ka marrë po-në e shumicës, është votuar, do të rrisin numrin e turistëve që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Personi që sapo foli hyri në tema që nuk i merr vesh, të ngatërrosh zonën e mbrojtur botërore.

Edhe zona tjetër nuk mund të ndërtohet aty, konkluzioni është se asnjë nga ju që jeni kundër nuk keni pasur fare merak për Butrintin. Më vjen keq për një pjesë të madhe të opozitës që u mor peng nga non grata e madhe e cila e nxorri kokën duke ju turrur amerikës.

Fondacioni është shqiptar, fondi ka ardhur këtu kur parafolësi ishte në pushtet dhe është lartësuar kur zotëria ishte kryeministër. Po e ka amerikan fondi nuk bën më, pot ë kishte emërtesë tjetër s’do ishit kundër. Keqardhja ime është pse ju të tjerët i shkoni mbrapa?

Fondi po bën një punë të shkëlqyer, koha do ta tregojë. Është pasuri e jona Butrinti, ku do ta marrim ta çojmë në krah? Kurrë SHBA nuk ka hyrë në një çështje tonën që nuk na favorizon dhe e zbuluat ju se ky fondacion i njohur këtu po na merrka ne Butrintin.

Ju lodheni kot se projekti është miratuar. Ju tashmë mund t’i bëni thirrje aleatit tuaj në presidencë. T’i thoni baba Likes që ta kthejë prap vendimin. Sapo ta kthejë ne prapë do mbledhim kuvendin dhe do e miratojmë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...