14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Balla paralajmëron kontroll të fortë dhe plan efektiv për rritjen e sigurisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një deklaratë ku paralajmëron një kontroll edhe më të fortë në të gjithë territorin e vendit për identifikimin dhe ndalimin e personave të armatosur, kriminelëve dhe trafikuesve të drogës. Në një postim në rrjetet sociale, ministri thotë se pres një plan efektiv të masave dhe kontrollit të gjerë, duke përdorur inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Ministri shprehet se ky plan do të përfshijë Forcën Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policinë Rrugore, dhe ka për qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të personave përgjegjës. Balla thekson se rezultatet e arritura në vitin 2023 në luftën kundër krimit duhet të përmirësohen edhe më tej në vitin aktual për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Balla tha se “pres nga Policia e Shtetit një plan efektiv masash dhe kontroll të imtësishëm në territor, duke shfrytëzuar inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese”.

“Ky Plan i ri masash do të ketë detyra konkrete për Forcën Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policinë Rrugore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen dhe çuarjen para drejtësisë të personave përgjegjës”, theksoi Balla.

Ministri Balla u shpreh se “rezultatet e arritura përgjatë vitit 2023 në drejtim të rendit dhe sigurisë, të luftës ndaj krimit në përgjithësi e krimit të organizuar në veçanti duhen përmirësuar akoma më tej”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...