12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Balla për mbledhjen e parë për Rreformën Territoriale: Puna në komision nuk duhet parë si detyrë partiake, zhvillimi rajonal

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë sot në një deklaratë për mediat se nesër do të mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Reformën Territoriale.

Balla theksoi se do të ngrihet një grup punë ku të hartohen objektivat lidhur me këtë reform të miratuar 8 vite më parë dhe se asnjë nga deputetët nuk duhet ta shohë si detyrë partiake.

Ai tha ndër të tjera se sfida e përbashkët e anëtarëve të këtij komisioni mbetet zhvillimi rajonal, duke shprehur kështu se në të ardhmen mund të zbatohet ideja e rajoneve, ku bashkitë të bashkëpunojnë me njera tjetrën në nivel rajonal.

Balla: Nesër është mbledhja e parë për Komisionin e Reformës Administrative Territoriale.

Do të ngrihet grupi punë për hartimin e një objekti për komisionin dhe uroj që opozita ti përmbahet atij objekti sepse është shumë e rëndësishme të bëhet një hulumtim për reformën territoriale. Ka plot punë për të bërë, për të parë dhe eksperiencat e deritanishme që qeveria ka qenë pararojë në implementimin e një qasjeje rajonale.

Duhen parë dhe eksperiencat e vendeve të tjera dhe në kuadër të integrimit europian dhe institucionet vendore duhet të angazhohen. Punë do të jetë në komision, nuk do shihen si përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.

Jemi 8 vite pas miratimit të kësaj reforme dhe në një vend kaq të vogël si Shqipëria, reforma është në 61 bashki dhe besoj që ndarja e re administrative ka bërë një përmirsim të shërbimeve publike në shërbim të qytetarëve. Rama ka qenë i qartë në llogaridhënie dhe ka përmirësim të shërbimeve në dobi të komuniteteve.

Aty ku duam të shkojmë ka ende punë për të bërë. Nuk duhet parë si detyrë partiake nga deputetët por qytetare. Duhet parë si është zbatuar reforma administrative territorial dhe pastaj të gjendet një mënyrë për të shkuar drejt një organizimi më funksional rajonal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...