5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Balla: Vota e Diasporës një moment historik për demokracinë Shqiptare

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër. Gjatë fjalës së tij, ministri Balla theksoi se vota e diasporës në zgjedhjet e pranverës së ardhshme është një moment historik për demokracinë shqiptare.

Balla u shpreh se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë më 26 korrik ka ofruar një zgjidhje përfundimtare për një borxh të gjatë që Shqipëria ka ndaj bashkëatdhetarëve të saj, duke e cilësuar këtë si një akt të merituar për respekt dhe mirënjohje ndaj kontributit të tyre 33-vjeçar në ekonomi.

Ai shpjegoi gjithashtu procesin e votimit dhe rëndësinë e regjistrimit të shqiptarëve në diasporë. “Ky do të jetë një proces që kalon para një regjistrimi që duhet ta nxisim. Objektivi ynë më i madh është të nxisim sa më shumë vëllezër e motra që jetojnë në diasporë të bëhen pjesë e këtij procesi, sepse realisht kemi një diasporë të madhe,” tha Balla. Ai theksoi se numri i votuesve është 1.85 milionë në Shqipëri dhe 1.75 milionë në diasporë me të drejtë vote.

Balla njoftoi se, duke filluar nga data 12 janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë gati një portal përmes të cilit çdo qytetar shqiptar që nuk ndodhet në Shqipëri gjatë ditës së zgjedhjeve, do të mund të regjistrohet online. “Do të kemi kohën e duhur për t’u regjistruar për të marrë pjesë në votim,” u shpreh ai, duke ftuar të pranishmit në sallë të shërbejnë si lajmëtarë për të shpjeguar këtë proces dhe si vullnetarë për të mbështetur çuarjen përpara të këtij projekti.

Ai shprehu ambiciet e Partisë Socialiste për të siguruar numrat e duhur në Kuvendin e Shqipërisë në mandatin 2025-2029, duke theksuar se votat e diasporës janë të domosdoshme për të përmbyllur fazat e rëndësishme që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Këtë aspiratë historike të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, nuk mund ta realizojë dot asnjë forcë tjetër përveç Partisë Socialiste me Edi Ramën,” tha Balla.

Ministri u ndal gjithashtu në disa të dhëna që tregojnë se Shqipëria është në rrugën e duhur, sidomos në fushën e turizmit, duke theksuar se vendi ka bërë përparime të rëndësishme në këtë drejtim. Ai përmendi gjithashtu programin e shqipes për diasporën, duke nënvizuar se aktualisht ka 7,000 nxënës që flasin shqip, por kjo është shumë e vogël krahasuar me numrin e fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Angli dhe nuk flasin gjuhën. “Historia do të na dënojë nëse ne nuk i marrim masat sot që çdo fëmijë i një familjeje shqiptare të mund të mësojë gjuhën shqipe,” theksoi Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...