7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Ballkani i Hapur na ka dhënë mundësi të reja, por nuk e përjashton Procesin e Berlinit”, Rama në takimin në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri Edi Rama vuri në dukje rëndësinë e procesit të Ballkanit të Hapur gjatë mbledhjes së dy qeverive në Shkup. Ai tha se rezultatet kane qenë të mira, ndërsa shtoi faktin se ky proces nuk e përjashton procesin e Berlinit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një farë përgatitje duke u përpjekur të projektohen në të ardhmen jo thjesht në mënyrë individuale si shtete me vete por edhe në mënyrë kolektive si vende të së njëjtës zonë gjeografike dhe gjeopolitike qoftë në aspektin e rajonit qoftë në BE. Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej se djeshmes, për të kuptuar si mund ta kapërcejmë të sotmen dhe për të projektuar një të ardhme që të rrisë në maksimum aftësinë e vendeve tona që të përfitojnë në një hapësirë më të madhe se hapësira jonë e përveçme gjeografike. Kemi parë rezultate të mira të marrëveshjeve të bëra. Jemi mbështetës të palëkundur të Procesit të Berlinit, duke pasur aftësinë t’i shohim këto nisma si pjesë të njëra tjetrës dhe jo si përjashtuese të njëra-tjetrës”, tha Rama.

Shefi i qeverisë teksa u ndal tek situata e çmimit të energjisë, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të jenë më kërkuese ndaj vendeve të unionit.

“Dua të theksoj edhe njëherë se është koha që të projektohemi me shumë më tepër forcë dhe ambicie në të ardhmen e përtej luftës dhe të marrim maksimumin sot nga këmbëngulja dhe aftësia për të krijuar një sinergji më të plotë me BE-në. Mbështetja e fundit nga BE për krizën e energjisë është një lajm i mirë, por nëse mbajmë parasysh ato fonde janë një rialokim i fondeve IPA të vendeve tona, atëherë duhet të jemi shumë më kërkues dhe ambicioz ndaj BE. Është një hap gjysmak po të shohim se çfarë kemi nevojë, jo vetëm pot ë shohim se çfarë mund të marrim, por edhe çfarë mund të japim”, tha kryemini

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...