6.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Balluku-Bushatit: ‘Reflektoni se nuk iu kanë sjellë këtu për të shtrembëruar fjalët e mia’

Seanca e sotme në Kuvend po shoqërohet me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me krizën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve.

Deputeti Helidon Bushati iu drejtuar ministres Belinda Balluku duke thënë se po përmbyt Prizrenin në mënyrë ironike duke përmendur faktin se Fierza sot është 6 metra larg nga pika e vdekjes.

Balluku i është kundërpërgjigjur duke thënë se ai nuk është në parlament që të shtrembërojë fjalët e saj dhe është kohë për reflektim e jo deklarata të tilla.

Pjesë nga seanca:

Bushati: Kriza juaj është keqmenaxhim, sot Fierza është 6 metra nga pika e vdekjes, vetëm importoni. Kjo është e vërteta. Po mbështesni partnerët tuaj. Mblidheni Komitetin e Energjisë, kuota është 258 metra, del ministrja thotë kemi bërë menaxhimin më të mirë, del drejtori i KESH dhe thotë niveli i kaskadës është 271 metra. Zonja ministre mblidhni sa më rrallë komitetin se po përmbysni Prizrenin.

Balluku: 259 metra është sot rezerva. Duhet të dëgjoni me vëmendje, mos u emociononi. Bizneset e mëdha kanë dalë në tregun e lirë, e nuk mund t’i kthejmë në sistem. Është koha që të gjithë së bashku të gjejmë zgjidhje. Reflektoni se nuk iu kanë sjellë këtu për të shtrembëruar fjalët e mia.

Bushati: Është detyrë e çdo deputeti që të kërkojë replikë, ministrja e di shumë mirë keqmenaxhimin. Zonja ministre hiqni taksën e qarkullimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...