17.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Balluku: “Në kohën tuaj rrije më shumë pa drita se sa me drita në shtëpi, në historinë tuaj keni vetëm tmerre”

Ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se në kohën e Partisë Demokratike Shqipëria ishte më shumë pa drita se sa me drita.

Balluku u shpreh se opozita e tanishme, kur ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë më shumë sesa privatizimin e hidrocentraleve dhe shqyerjen e sistemit energjitik.

Ajo shtoi se qeveria shqiptare do të bëjë të mundur që vendi ynë në vitin 2030 të kthehet në një eksportues neto të energjisë elektrike, duke përmendur edhe disa prej investimeve të pretenduara të PS-së në infrastrukturën energjitike.

“Në kohën tuaj rrije më shumë pa drita se sa me drita në shtëpi. Nuk e di unë se çfarë bët ju përveçse shkatërruat gjithë sistemin. Privatizuat hidrocentralet dhe e shqyet sistemin. Shqipëria ka nisur hidrocentralin e Skavicës. Personi që thotë ta harrojnë, ishte ai që fliste për Skavicën gjithë ditën, por sot për të nuk ka vlerë. Skavica është në vitin e dytë të zhvillimit. Është në fazën e negonimit të financimit. Nëntë muaj nga sot Skavica fillon punimet.

Ju në historinë tuaj keni vetëm tmerre. Termocentrale që nuk u vunë kurrë në punë, etj. Ne e kemi kthyer në projektin më të madh të Ballkanin. Në portin e Vlorës do të vijnë anijet për të sjellë gazin amerikan nga Port ii lundrueshëm i Vlorës. Por kjo juve nuk ju pëlqen sepse financoheni nga gazi rus. Ky është një projekt që ka angazhuar 2 prej kompanive më të fuqishme amerikane, por që gjatë rrugës na janë bashkuar edhe shumë kompani të tjera të huaja.

Kemi nisur ndërtimin e parkut më të madh fotovoltaik, në Karavasta. Shqipëria synon në vitin 2030 që të rrisë kapacitetet e saj energjitike. Ne do të arrijmë në 2030 që këtë vend ta bëjmë një eksportues neto nga një impotues net”, u shpreh Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...