10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Balluku nga foltorja e Kuvendit: Nuk do dëgjoni akuza e sharje për drejtësinë e re, opozita me dy standarde ndaj SPAK

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në seancën plenare ku po shqyrtohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, iu drejtua deputetëve të opozitës duke theksuar se nuk do të lejojë kurrë akuza, sharje apo kërcënime ndaj drejtësisë së re.

“Dua të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo në këtë vend që beson tek puna dhe jo tek balta,” tha Balluku. Ajo shtoi: “Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje e as kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata e himne, pasi besoj se thellësisht se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma produkt i vullnetit politik të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, patjetër me pikat e saj të dobëta, me pikat e saj të forta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës.”

Balluku vijoi duke sqaruar se nuk do të prononcohet kurrë për çështje në hetime: “Nuk do të merrem me prokurorë e gjyqtarë, secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do të prononcohem kurrë për çështje në hetime, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë deri sa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo.”

Ajo theksoi se mbështet reformën në drejtësi edhe kur preket personalisht dhe se Partia Socialiste është formacion politik serioz, ku fjala e secilit ka peshë. “Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti, ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment,” tha Balluku.

Megjithatë, zv/kryeministrja kritikon opozitën për dy standarde në qëndrimin ndaj SPAK:
“Kur SPAK thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin, i cili është zarfi që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, atëherë SPAK-u ndikohet nga Edi Rama, kur SPAK-u thërret Sali Berishën dhe e mban në arrest shtëpie përditë e përmuaj dhe më pas kur sot është i pandehur në GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, atëherë Edi Rama e ndikon SPAK-un.”

Balluku vijoi duke theksuar diferencat që sipas saj ekzistojnë në perceptimin e opozitës: “Çështja qëndron se ju, të nderuar opozitarë që na ndiqni nga kafja e parlamentit në këto momente, keni dy standarde për sa i përket reformës në drejtësi dhe për sa i përket SPAK-ut.”

Deklaratat e saj kanë ndodhur në një moment kur debati politik është i tensionuar, dhe opozita ka akuzuar qeverinë për ndërhyrje në punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...