10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Balluku përplaset me Bardhin: Ti je i fundit në këtë sallë që flet për ndershmëri

Debate të forta në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe ministers së energjisë dhe infrasktrukturës Belinda Balluku. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pyeti Ballukun se sa e ka tarifën e korrupsionit për kompanitë private që fitojnë tendera, duke iu referuar edhe arrestimeve në Ministrinë e Shëndetësisë, të sekretares.

“Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Nga një tender modest 8 milionë lekë i ministrisë së Shëndetësisë kuptuam se tarifa e korrupsionit ka shkuar 40%. Kur kryeministri hyri në politik njihej si mister 10 përqindëshi.

Sot kemi një kryeministër me etje për pushtet. Sa me e madhe dëshira për pushtet aq më i madh është korrupsioni. 40% vjedhin këta vetëm me një tender. Por duan që populli të besojnë se ky është një rast i izoluar se këta nuk janë të gjithë hajdutë.

Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Rama jo vetëm që nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionin po ka shkatërruar sistemin demokratik. Pyes ministren e energjitikës se sa e ka tarifën ajo dhe sekretarja e saj për fitimin e tenderave”, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ballukut, e cila akuzoi Bardhin se merr para nga kompani private për të dërguar çështjet e tyre në Gjykatën Kushtetuese. “Nuk flet dot ti për ndershmëri në këtë sallë, sa para merrni nga kompanitë private, që vetëofroheni për të dërguar çështjet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse shkelen interesat e shtetit shqiptar”, tha Balluku.

Ministrja duket se i referohet çështjes për konfiskimin e pronave pa leje, që është dërguar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...