Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 17:45 ne lagjen “Lef Sallata” në Vlorë një banesë është përfshirë nga flakët. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja E.GJ. 50-vjeç . Gruaja ishte e paralizuar dhe e vetme në momentin e rënies së zjarrit ,dhe nuk ka mundur të dalë nga banesa.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por fatkeqësisht 50-vjeçarja ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.