7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Banorët e fshatit Lumas kallëzojnë në SPAK kryetaren e bashkisë Dimal dhe administratorin e shoqërisë “Salillari”

Banorët e fshatit Lumas kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj dhe administratorin e shoqërisë “Salillari” SH.P.K, Pëllumb Salillari.

123 banorë të fshatit Lumas kërkojnë ndjekje penale për shtetasin Pëllumb Salillari, të cilin e akuzojnë për veprat penale: “Shpërdorimi i tokës” Neni 199 , “Prerja e paligjshme e pyjeve” Neni 205, “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” Neni 206/a dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” Neni 202/b.

Në kallëzimi penal drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), 123 banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” Neni 248 për kryetaren e bashkisë Dimal,Juljana Memaj.

Në kallëzimin penal të banorëve të Lumasit thuhet se, ata janë vënë në dijeni të disa veprimeve kriminale të kryera nga Pëllumb Salillari, që është administratori i shoqërisë “Salillari” sh.p.k.Sipas banorëve, Shoqëria “Salillari” SH.P.K me administrator Pëllumb Salillarin ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal. Në kallëzimin penal thuhet se kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres në bashkinë e Dimalit. Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij.

Banorët akuzojnë Salillarin se ka djegur rreth 30 ha pyje, duke rrafshuar të gjithë kodrën me pisha në lagjen “Guri i Bradhë” në Dimal, vetëm për përfitimet e tij. Për këtë masakër mjedisore, banorët e Lumasit kërkojnë ndjekje penale për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal për kryetaren e bashkisë Dimal, Juljana Memaj.

Në kallëzimin penal, banorët e Lumasit akuzojnë gjithashtu Salillarin se ka shfrytëzuar shtratin e lumit Osum duke ndërtuar një impiant punimi për shfrytëzimin e inerteve dhe zhavorrit nga shtrati i Osumit, për të ndërtuar një pjesë të rrugës Skrapar-Përmet, edhe pse i është mohuar 2 herë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit “Leja mjedisore” për të shfrytëzuar shtratin e lumit Osum”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...