5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Banorët të tmerruar pas tërmeve të forta që ndodhën dje në Turqi, ” Menduam se toka do çahej “

Numri i personave që humbën jetën pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme në Turqi shkon në gjashtë ndërsa njerëzit janë akoma të bllokuar nën rrënoja dhe disa treguan tmerrin që përjetuan.

Lëkundja me magnitudë 6.4 në orën 20:04 me orën lokale goditi pranë qytetit të Antakias pranë kufirit me Sirinë, ku tërmetet masive shkatërruan të dy vendet më 6 shkurt. Tërmetet e mëparshme vranë 44,000 njerëz në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

“Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia”, tha banorja lokale Muna al-Omar për Reuters, duke qarë ndërsa mbante djalin e saj shtatëvjeçar. Ajo kishte qenë në një tendë në një park në qendër të qytetit kur ranë tërmetet e reja.

Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet të hënën. Kjo u pasua nga një pasgoditje 5.8 tre minuta më vonë dhe 31 lëkundje të mëvonshme që nuk ishin aq të rënda.

Ministri i Shëndetësisë, Dr Fahret in Koca, tha se qindra persona janë lënduar – 18 prej tyre në gjendje të rëndë.

Mendohet se numri i të vdekurve ka qenë relativisht i ulët këtë herë, sepse tërmeti goditi në një zonë që ishte kryesisht bosh pasi u godit keq nga tërmeti i 6 shkurtit.

Raportet nga qyteti i Antakias flasin për frikë dhe panik në rrugë, ndërsa ambulancat dhe ekipet e shpëtimit u përpoqën të arrinin në zonat më të prekura.

Ali Mazlum, 18, i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte kërkuar trupat e anëtarëve të familjes nga tërmetet e mëparshme kur goditën lëkundjet e fundit.

“Nuk dini çfarë të bënim… para nesh filluan të bien muret”, tha ai.

Në qytetin e Adanas, tërmeti i fundit i çoi njerëzit në një qendër volejbolli që ishte shndërruar në një qendër shpëtimi pas tërmetit të parë.

Rreth 600 njerëz mund të kenë mbërritur brenda natës – duke kërkuar një ndërtesë të fortë, në nivelin e tokës, ku të strehohen. Kur ra tërmeti, njerëzit u raportuan se kishin dalë në rrugë në vend që të qëndronin aty, duke reflektuar faktin se ekziston ende një frikë e madhe dy javë pas katastrofës fillestare.

Në Siri, rreth 470 persona të lënduar thuhet se kanë vizituar spitalet pas tërmeteve të së hënës, të cilat thuhet se janë ndjerë edhe në Egjipt dhe Liban.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...