6.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Barbara Mori: Rrëfimet emocionuese të yllit të “Rubi”, mardhënia abuzive me meshkujt

Me siguri ju kujtohet Rubi, aktorja që fiksoi pas ekranit gjithë botën me rolin e saj në telenovelën me të njëjtin emër. Barbara Mori është rikthyer në ekran për të rrëfyer më shumë nga jeta e saj personale, e cila duket të jetë shumë larg nga ajo e “Rubit”, bukuroshja që gjunjëzonte çdo mashkull që i dilte para.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ylli meksikan rrëfen se në marrëdhëniet me ish-partnerët e saj gjithmonë ka patur ndjesinë se nuk meritonte më shumë. Ndonëse ish-partnerët e saj kur nuk kanë vënë dorë mbi të, Barbara tregon se brenda vetes ndihej e abuzuar. Këtë mendim aktorja ia atribuon edukimit që ka marrë nga babai i saj, i cili e ka dhunuar fizikisht kur ajo ishte e vogël, shkruan Hola.

Më gënjyen, më tradhtuan dhe marrëdhënia ime me burrat ishte shumë abuzive ndaj meje. Babai më ka dhunuar fizikisht, më ka lënduar shumë, ka qenë shumë i dhunshëm, por kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie ku jam goditur, kam pasur një marrëdhënie ku jam keqtrajtuar absolutisht në të gjitha fushat e tjera dhe nuk e njihja abuzimin. Mendova se e meritoja të trajtohesha kështu, sepse nuk isha e denjë dhe nuk isha e vetëdijshme për këtë, e zbulova kur fillova të punoja me veten dhe thashë:

Hej, çfarë po ndodh me këtë?’ Unë nuk mendoja se meritoja ndonjë gjë më të mirë dhe këta njerëz me të cilët isha nuk ishin njerëz të këqij, unë ngacmova diçka tek ata”,-tha aktorja.
Pas këtyre ngjarjeve të dhimbshme, Barbara gjeti kohë për të punuar me veten, duke mbyllur përfundimisht një cikël abuzimi nga ish-partnerët e saj. Duke bërë një bilanc të jetës së saj të dashurisë, Barbara pranon se në të kaluarën ka pasur edhe të dashur që i kanë dhënë dashuri dhe respekt. Ajo tani jeton e lumtur me partnerin e saj, producentin Fernando Rovzar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...