6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Barcelona prezanton fanellën e re për sezonin 2025-26, tifozët “çmenden” për Lamine Yamal dhe numrin 10

Barcelona ka zbuluar zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2025-26, duke rikthyer një dizajn klasik me vija vertikale kuqekaltër, që ka ngjallur menjëherë entuziazëm mes tifozëve. Në ditën e parë të shitjes, radha të gjata u formuan në dyqanet zyrtare të klubit, ku Lamine Yamal ka qenë pa diskutim emri më i kërkuar.

Fanella me numrin 10 në shpinë është më e shitura, edhe pse klubi ende nuk ka zyrtarizuar bartësin e këtij numri historik. Megjithatë, për tifozët duket se nuk ka dyshim: Lamine Yamal do ta trashëgojë atë.

“Lamine është trashëgimtari i Messit dhe e meriton numrin 10,” tha një tifoz katalanas entuziast, duke reflektuar ndjesinë e përgjithshme në rradhët e mbështetësve.

Një tjetër tifoz, që siguroi fanellën menjëherë pas lançimit, u shpreh:

“Gjatë gjithë javës ai ka dërguar sinjale. Nuk doja ta humbisja mundësinë për ta pasur ndër të parët.”

Sipas mediave spanjolle, kjo është fanella më e shitur në ditën e parë të prezantimit në historinë e klubit.

Dizajni i ri: kthim te tradita me prekje moderne

Fanella e re është vlerësuar gjithashtu për rikthimin te rrënjët tradicionale, duke përfshirë vija të pastra vertikale me nuanca të thella të kaltër dhe të kuqe, ndërsa materiali përmban efekte të lehta të përziera që japin një pamje moderne dhe dinamike.

“Ngjyrat, kthimi te tradita, efektet… është një çmenduri e bukur,” shkroi një tjetër tifoz në rrjetet sociale.

Barcelona tashmë duket se po ndërton një imazh të ri për një epokë të re – dhe në qendër të kësaj është një adoleshent që po merr ngadalë statusin e një ikone: Lamine Yamal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...