10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Bardh Spahia kritikon ndërhyrjen në Xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër: “Dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë”

Shkodër – Deputeti i Partisë Demokratike për Shkodrën, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës, kur punonjës të bashkisë dhe forca policore ndërhynë në hapësirat e Xhamisë “Ebu Beker”, duke hequr një tabelë me thënie profetike.

Në reagimin e tij, Spahia e ka cilësuar këtë akt si “dhunim banditesk ndaj një vendi të shenjtë” dhe si një tregues të mungesës së respektit të pushtetit lokal ndaj besimit fetar dhe traditave të qytetit.

“Pamjet e kësaj ndërhyrjeje janë të turpshme. Policia e shtetit dhe punonjës të bashkisë, me urdhër politik në orët e vona të mbrëmjes, kanë hequr tabelën nga xhamia,” shkruan ai, duke e konsideruar veprimin një shkelje të lirisë shpirtërore dhe traditës historike të Shkodrës.

Spahia ka shtuar se kjo situatë përkujton periudha të errëta të së kaluarës, kur besimi dhe shenjtëria fetare u përballën me dhunë. Ai akuzon drejtuesit lokalë për vendime poshtërues dhe për mungesë respekti ndaj komuniteteve fetare, duke u shprehur:

“Shkodra ka ditur gjithmonë të ruajë ekuilibrin dhe respektin, por ky njeri nuk njeh limite, as histori e traditë.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në qytet dhe mbetet një çështje e ndjeshme për komunitetin fetar dhe publikun e Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...