9.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Bardhi i përgjigjet Berishës për bandat në PD: “Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, shoqëron Berishën jo Bashën”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi ditën e sotme një tjetër shoqërues të ish-kryeministrit Berisha, i cili sipas tij rezulton i dënuar për vrasje.

Gazment Bardhi akuzoi sot ish kryeministrin Berisha se po kërkon të përplasë demokratët me demokratët.

Duke folur me emra Bardhi iu përgjigj akuzave të Berishës për banda në PD, ndërsa tha se Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, si edhe Fatjon Dautaj i kërkuar i drejtësisë britanike shoqërojnë Berishën dhe jo Bashën në selinë e PD-së.

“Vetë premtuan transparencë të plotë dhe nxorën gazetarët jashtë. Kanë 1 muaj që kanë premtuar transparencë financiare për Kuvendin e 11 vjetorit dhe sot fshihen. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës të anëtrëve të Kryesisë. E mbani mend televizionin e Berishës që fotot e festës të një ditë më parë i shpërndante si foto për Këshillin Kombëtar për t’i ardhur në ndihmë gënjeshtrave të Berishës.

U pa në Njësinë nr. 8 në Tiranë, ku 117 anëtarë partie u shndërruan në 860. Ky është në fakt realiteti, sado të përpiqet Sali Berisha të shfokusojë vëmendjen me banderola dhe adezivë, Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë mundësi që Partia Demokratike të shndërrohet në bunker për familjen e Sali Berishës dhe familjes së tij, si dhe trafikantëve të drogës

Petrit Mustafa i dënuar për vrasje me 17 vite burg, shoqëron Berishën jo Bashën
Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Berishës, shkeloi dyert e selisë qëndrore të PD, një person në kërkim nga Britania.

Nëse Berisha ka ndonjë fakt, t’i bëjë publike. por mos përpiqet që me gënjeshtra të ndryshojë dy realitete. Njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje, janë anëtarë të Komisionit të rithemelimit. Demokratët do vrasin demokratët, të përplasë demokratët me demokratët këtë qëllim ka Berisha? Demokratët nuk do përplasen për hallin personal të berishës.” u shpreh Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...