10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bardhi i përgjigjet Kryemadhit për propozimin e mandateve: “S’ka pasur dakortësi nga kryetarja e LSI për të pasur mundësinë që ti propozohej hyrja në një listë të përbashkët”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, në një prononcim për mediat nga selia blu i është përgjigjur reagimit të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me deklaratat që ai vetë ka bërë një ditë më parë.

Deputeti demokrat pohoi dje se PD ka pasur vullnet për të dalë me një listë të përbashkët me LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka thënë se nuk ka deformuar asgjë, por vetëm ka ripërsëritur atë që ka artikuluar sistematikisht Kryemadhi, në lidhje me mandatet e fituara.

Bardhi theksoi se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, LSI ishte e bindur se do të merrte 40 mandate deputetësh, ndaj dhe ndarja në dy lista ishte zgjedhje e marrë prej tyre, pavarësisht se PD donte të garonin në një listë të përbashkët.

“Kryesia e PD s’është mbledhur se s’ka pasur dakortësi nga kryetarja e LSI për të pasur mundësinë që ti propozohej hyrja në një listë të përbashkët.

Qëndrimi konstant dhe publik i LSI ka qenë për dy lista të vecanta pavarësisht qëndrimit tonë që aksioni opozitar do maksimizohej me një listë.

Qëndrimi i tyre ishte që ata do maksimalizonin votën me dy lista të vecanta, kujtoni që është thënë se me ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor përfitonte LSI sepse nga 19 mandate që kishte marrë në 2017 ka thënë do merrte më shumë se 40 mandate, por në fakt biem dakort të gjithë që ato ndryshime të njëanshme dhe ai akt i paprecedentë i regjimit të Edi Ramës ishte dhunim flagrant jo vetëm i mundësisë që gjithë opozita të garonte sipas rregullave të njohura paraprakisht por dhe një nga shaqet që s’u përkthye në aq mandate sa duhet vullneti i popullit shqiptar.”, tha Bardhi

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij”, ishte reagimi i kryetares se LSI, Monika Kryemadhi të enjten, pas deklaratës së Gazment Bardhit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u pyet edhe për një deklaratë që ka bërë ish kandidatja për deputete e LSI në një postim në rrjetet sociale, e cila ka akuzuar deputetin demokrat që nuk ka pranuar të dalë në konferencë për mediat për një person që njihet si ‘i forti i Elbasanit’.

“Unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, konferencat e mia janë publike.

Ata që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në qarkun e Elbasanit edhe pse drejtuan qarkun e Elbasanit janë arsyeja e vetme pse LSI nuk arriti dot të merrte asnjë mandat në Elbasan. Ju e dini që LSI nuk ka zhvilluar fushatë në qarkun Elbasan”.

Sa i përket mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, që është dhe çështja më e nxehtë në PD, Bardhi ripërsëriti kërkesën e tij që formularët e firmosura të paraqiten në zyrën e protokollit, e më pas të vijohet me të gjithë procedurat përkatëse.

Patjetër, do të ndiqet procedura por duhet të ketë një kërkesë. Deri tani nuk ka asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Të ndiqet procedura që ka thënë Flamur Noka. Kasafortë mund të ketë kushdo për çështjet e tij personale, por partia nuk është as kasafortë e bunker, por është institucion, është krenari e demokratëve, e Shqipërisë. Ne jemi institucion që funksionojmë në përputhje me rregullat statutore të PD. Nëse dikush vepron si celulë është i lirë ta bëj, por këtë se bën dot në emër të demokratëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...