9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Bardhi në Kuvend për skandalin e Mikrokredive: Rasti i Pal Trashajt, Guvernatori bankës të jap llogari’

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur zërin në Kuvend lidhur me çështjen e mikrokredive, duke theksuar rastin tragjik të Pal Trashajt. Trashaj u bë viktimë e skandalit të mikrokredive, dhe Bardhi fajëson Guvernatorinë e Bankës së Shqipërisë për këtë situatë.

“Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund të heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës. Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka përgjegjësi ligjore,” deklaroi Bardhi.

Bardhi theksoi se çështja e Pal Trashajt nuk është një rast i vetëm dhe se shumë qytetarë janë viktima të abuzimeve nga kompanitë e mikrokredive. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë dhe guvernatori i saj kanë përgjegjësi për këtë situatë.

“Po ne e dimë që t’i marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si t’i marrësh jetën. Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo nuk është çështje që duhet të na ndajë. Ne kemi pjekurinë për t’i shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësitë e guvernatorit dhe arsyet që e kanë çuar atë të mos veprojë në kohë,”
theksoi Bardhi.

Më 2 korrik, historiani i njohur Pal Trashaj piu fostoksinë para SPAK, pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë. Ai u përcoll për në banesën e fundit sot.

Bardhi bëri thirrje për një hetim të plotë dhe për përgjegjësinë e guvernatorit dhe lidhjet e tij me kompanitë e mikrokredive. “Guvernatori i Bankës do të duhet që të japë llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kanë nxitur atë të mos ndërmarrë veprime,” përfundoi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...