17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Bardhi pa mbledhjes: Kërcënimi për të rikthyer skenarin e 2020, Presidenti duhet të jetë garant i Kushtetutës

Pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), Gazment Bardhi ka shfaqur keqardhje për një grup të vogël kolegësh që kanë deklaruar mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste (PS) në Kuvend. Bardhi ka krahasuar këtë skenar me atë të vitit 2020, ku pretenduarit për listat e hapura hoqën koalicionet dhe bashkuan votat me PS. Ai ka bërë thirrje Presidentit të vendit të jetë garant i Kushtetutës dhe ka shprehur shqetësimin për ndryshimet në reformën zgjedhore që mund të lejojë trafikimin e votave opozitare. Bardhi gjithashtu ka njoftuar se PD do të drejtohet në Kushtetuese për kundërshtimin e një ligji që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit dhe rritjes së tatimit mbi fitim për profesionistët e lirë.

Në vend të reflektimit për të kryer parlamenti funksionon e kontrollit parlament, mazhoranca i është përgjigjur me arrogancë, me ndryshime të njëanshme. Në emër të Grupit i bëj thirrje Presidentit të bëhet garant i kushtetutës.

Ky është funksioni i tij dhe duam të besojmë se Presidenti do të ngrohet në lartësinë e detyrës. Së dyti sa i takon reformës zgjedhore, doli qartë skenari i pozitës se pse kërkon të mbajë të bllokuar punën përmes përcaktimit prej tyre të përfaqësuesve të pozitës në Komision, sepse Rama do ta trajtojë reformën si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare. Shpreh keqardhje që një pjesë e vogël e kolegëve konfirmuan dje që janë në këtë tentativë.

Mu kujtua i njëjti justifikim i 2020, deputetë që nuk përfaqësonin opozitën reale, në emër të listave të hapura, shkuan në Kuvend dhe bashkuan votat me Ramën, për të hequr koalicionet. Që ishte formula që i jepte fitoren opozitës. Skenar i dalë bojë tashmë.

Së treti kemi vendosur t’i drejtohemi Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit që i hap rrugë vjedhjes së Portit të Durrësit, dhe i dyti ka të bëjë me ligjin që rrit tatimin mbi fitim për profesionistët e lirë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...