10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bardhi: Presidenti Begaj po vepron për llogari të Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të Presidentit Bajram Begaj, i cili ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese caktimin e datave për përfundimin e mandateve të gjyqtarëve. Bardhi e cilëson këtë si një përpjekje për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese nga Kryeministri Edi Rama.

Ky është një akt i pashembullt për të kapur 100% Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta garanton një mandat të plotë 9-vjeçar për gjyqtarët në detyrë dhe çdo cenim i tij minon pavarësinë e gjykatës dhe shtetin e së drejtës,” – deklaroi Bardhi.

Sipas tij, ky veprim është pjesë e një skenari politik të mazhorancës, i cili vë në rrezik legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Bardhi e quajti Begajn një “ushtar të bindur të Ramës”, duke akuzuar se akti i tij përbën një sulm direkt ndaj Kushtetutës.

Kjo lojë duhet të ndalet menjëherë. Rruga ku po ecën Presidenti është një tentativë për të shkatërruar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtësisë në Shqipëri,” – përfundoi ai.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga Presidenca ose Gjykata Kushtetuese për këtë çështje që po shkakton përplasje të forta politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...