11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Bardhi rrëzon vendimin e Bashës, rikthen në grupin e përjashtuar të PD-së

Pas një përjashtimi dyvjeçar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha rikthehet në radhët e partisë së tij. Gazment Bardhi, kreut të grupit parlamentar të PD-së, njofton se të gjitha vendimet për masa disiplinore janë revokuar, duke lejuar kthimin e Berishës dhe të tjerëve në grupin parlamentar. Kjo ndryshim përshëndetet me keqardhje nga disa figura, duke theksuar rrezikun për demokracinë dhe kundërshtimin e ashpër nga opozita. Ndërkohë, Lulzim Basha akuzon edhe Partinë Socialiste për këtë vendim, duke theksuar qëndrimin e prerë të PD-së kundër korruptimit. Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në skenën politike të Shqipërisë.

“Për këtë arsye të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar rikthehen/konsiderohen anëtarë të grupit parlamentar duke filluar nga data 3 prill 2024”Pra në grupin parlamentar përveç Berishës rikthehen edhe të përjashtuarit e tjerë Tritan Shehu; Flamur Noka; Albana Vokshi; Oerd Bylykbashi; Luan Baçi dhe Edmond Spaho.

Bardhi i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që këto ndryshime t’i pasqyrojë në organet e Kuvendit.

Në një reagim për mediat, pasi Nikolla lexoi shkresën e Bardhit në seancë, Enkelejd Alibeaj lajmin për rikthim të Berishës në grupin, ku zyrtarisht bën pjesë edhe ai me Bashën, e quajti një Pazar të hidhur. Duke cituar edhe raportin e fundit të Freedom House Alibeaj tha se kjo tregon se çfarë raporti do të ketë politika me personat që minojnë demokracinë.

Edhe Basha bën fajtor edhe Partinë Socialiste për këtë vendimmarrje.

“Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha. Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve. Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD:”

Deputetët e tjerë të Partisë Demokratike u përjashtuan nga Lulzim Basha, atëherë kishte në krah të djathtë Gazment Bardhin, pas sulmit të dhunshëm në që Rithemelimi bëri në selinë e PD më 8 janar 2022.

Deputetët e përjashtuar që rikthehen

Sali Berisha

Tritan Shehu

Flamur Noka

Albana Vokshi

Oerd Bylykbashi

Luan Baçi

Edmond Spaho

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...