15.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Bardhi thërret grupin e Bashes për bashkëpunim në vendimmarrje

Gazment Bardhi i bën thirrje grupit Basha që nëse dëshirojnë një vend në grupin e punës për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, të paraqesin emrin pranë strukturave të Rithemelimit.

Ai gjithashtu shprehet se anëtarët e komisioneve hetimore janë zgjedhur nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e tyre, pa paragjykim dhe me vullnetin e tyre të shprehur.

Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave.Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur.Sa i takon komisioneve hetimore, anëtarët janë caktuar nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Nuk ka patur asnjë paragjykim, vullnetin e kanë shprehur 47 kolegë, nga kjo listë janë zgjedhur 14”, tha Bardhi

Bardhi thekson nevojën për bashkëpunim të të gjithëve për të përballuar kundërshtarët politikë me një trupë të vetme.

“Kolegët janë anëtarë të grupit të PD. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojnë vendimet e shumicës mbi lidershipin e grupit. As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe. Skam patur përplasje me askënd, kemi patur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësisht se ndanin mendim ndryshe, të respektonin protestën e kolegëve të tyre. Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancës, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT