5.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Bardhi thërret të martën takim me deputetët e Bashës dhe Berishës

Një ditë pasi Lulzim Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi nuk qëndron duarkryq, por ka marrë një hap për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë. Teksa partia është ndarë tashmë në tre pjesë, Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata të grupit të Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht vendimit të Këshillit Kombëtar, Bardhi duket se ka vendosur që ta shpërfillë shkarkimin e tij, ndërsa në deklaratë e cilëson veten si kreun e grupit dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve që të martën të marrin pjesë në takim, në Hotel Tirana në orën 12:00.

Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...

Amnistia penale pritet të përfshijë mbi 10 mijë persona, përfitojnë edhe gra dhe të...

0
Mbi 10 mijë persona pritet të përfitojnë nga amnistia e ardhshme penale në Shqipëri, sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Drejtësisë. Nga ta, mbi...

Këshilli i Europës alarmohet nga numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri

0
Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri ka shqetësuar Këshillin e Europës, duke nxitur vlerësime kritike për përdorimin e masës së paraburgimit. Kryeministri...