10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Barush Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit, në kërkim për atentatin në Shkodër

Shkodër – Autoritetet policore kanë shpallur në kërkim Bajram Bregun, 39 vjeç, i njohur si Barush Bregu, dhe një 17-vjeçar, të dy të dyshuar si bashkëpunëtorë në atentatin që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Bregu konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt të Ibrahim Licit dhe është një figurë e njohur për policinë. Ai ka precedentë të shumtë penalë: në vitin 2016 u dënua me 4 vite burg për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2018 gjatë një operacioni policor u gjet në banesën e tij një kallashnikov, dhe më pas shpëtoi nga ndjekja policore duke përplasur dy patrulla me makinën e tij. Pas disa muajsh në kërkim, u arrestua në vitin 2019 në Tiranë, në një banesë me qira në zonën e “Komunës së Parisit”.

Policia dyshon se Barush Bregu ka marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale të rëndësishme së bashku me Ibrahim Licin, përfshirë edhe vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali. Hetimet e lidhin atë si krahun e djathtë të Licit, duke ndihmuar në çdo lëvizje dhe veprim të tij në Shkodër.

Autoritetet kanë apeluar tek qytetarët që të raportojnë çdo informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e atentatit vijojnë intensivisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...