14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha: “Beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, ishin një grup i ngushtë njerëzish të armatosur”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i tregoi mediave gjithçka ka mbetur nga brenda selisë blu pas protestës së dhunshme që u organizua nga Sali Berisha.

Më pas Basha iu drejtua gazetarëve me një deklaratë, duke mbajtur edhe qëndrimin e tij për këtë protestë.

Ndërsa foli për mediat, Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar sot ditë sulmi.

‘Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua. Ne ishim këtu për organizimin  e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për ta nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës. Falënderoj edhe ata që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët , rivalët, i falënderoj për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin.

Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 50—60 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzish të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë’, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...