9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Basha: “Është detyrë e SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore, prfshirë ato që kanë zënë pluhur”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa tha se raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit konfirmoi shumë prej shqetësimeve që ka ngritur opozita, bëri me dije edhe një herë se PD dhe opozita është në anën e kundërt të asaj që Basha e quan “regjim” dhe nuk do ketë bashkëpunim me “autorët e masakrës zgjedhre” por me “shumicën dërrmuese të shqiptarëve që donin ndryshimin në 25 prill”.

Sipas Bashës, në 25 prill, shqiptarët i kanë dhënë PD forcën dhe mjetet për ta çuar “deri në fund përballjen me regjimin”.

Ndërsa theksoi se zgjidhja e vetme është rruga drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, i bëri thirrje SPAK që të hetojë “dosjet e krimeve gjedhore”.

Është detyrë e SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore, prfshirë ato që kanë zënë pluhur e të ndalë ping pongun me këto dosje. Të mos lirohen autorët e dojes 339 por të ndëshkohet kushdo në vecanti ortakët politikë që masakruan cdo standart zgjeshor që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë.

Jemi të vetëdijshëm që shqiptaret nuk e ka luksin kohën e durimin të hidhen nga kriza në krizë, të mbeten peng i dhunuesve të shtetit, eshte mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e dsaj se vota e lire është parësore.

25 pilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. As për ata që votuan partinë në pushtet as për shumicën që zgjodhden ndryshimin, i thelloi edhe më shumë dilemat e tyre.

Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje, zgjedhje demokratike, të lira e të ndershme për shumicën e shqiptarëve qe duan ndryshim

Raporti tregoi se nga njera ane eshte regjimi, autorët e masakrës zgjedhore, dhe pse përmendet në gjuhën diplomatike në rreshtat e këtij raporti, por të gjithë e dimë ë është dhe më keq se aq, nga ana tjetër jemi ne opozita e shumica e shqiptareve që nuk pajtohemi me këtë model.

Detyra jonë, e PD dhe opozitës është të bëjmë një bashjëpunim sa më të ngushtë me shumicën dërrmuese te shqipptreve, të bashkëpunjme me partnerët ndërkombetare, të vetëdijshem që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha betejat tona.

Në kushtet e kapjes totale të shtetit e rrëzimit të votës së lirë kjo nuk do jetë e lehtë, por përkundër masakrës zgjedhore shqiptaret i kanë dhënë PD më shumë forcë dhe bashkë me të e vendosmërine dhe mjetet e nevojshme pë ta cuar deri në fund përballjen me këtë regjim, këtë përballje e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

PD do përdori gjithë forcën që shqitaret na kanë dhënë më 25 prill në gjithë forumet, miqtë e Shqiperise që e duan vendin tonë pranë Evropës me më pak krim e korrupsion”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT