-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Basha: I qëndroj angazhimit tim për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës

Gjatë konferencës së tij për mediat, Lulzim Basha, kreu i PD-së, shpreh shqetësimin e tij për çështjen e ish-pronarëve, duke i akuzuar se kanë qenë të diskriminuar për 33 vjet. Basha i drejtohet pronarëve dhe qindra mijëra familjeve të tyre, duke theksuar se ata janë degdisur në grupin më të diskredituar në Europë për shkak të mungesës së një të drejte themelore, siç është ajo e pronës.

Përpara mediave, Basha deklaroi:

Pronarët, që janë shpallur të pasuruar në kohën e Enver Hoxhës, dhe që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i kanë premtuar shpërblime sa herë janë në fushatë, tani janë lënë pa të drejtën e tyre themelore, të drejtën e pronës.”

Ai kritikon qeverinë dhe Edi Ramën për marrjen e 30 milionë eurove nga buxheti i ish-pronarëve, duke shpërndarë ato te institucioni AlbControl për të shmangur falimentimin.

Partia Demokratike është vetëdijësuar dhe se mizore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë AlbControlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet i tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike, që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë i pari.

Kreu demokrat solli në vëmendje se Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi dhe tha se ai i qëndron atij angazhimi.

Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona nuk është e pazënë, i rikthehet menjëherë pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish-pronari. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm si në vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve.” – përfundoi Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT