9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Basha: “I vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës, nuk ka asgjë që na bashkon”

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar Sali Berishën si kancerin brenda Partisë Demokratike. Me protestën e zhvilluar ditën e sotme, Basha deklaroi e nga selia e PD-së ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

“Nuk ka asgjë që na bashkon. Shkëputja me të ka qenë një proces i dhimbshëm i PD-së derisa arritëm të kuptojmë kancerin që kishim brenda vetes. Është përfundimtare dhe e patejkalueshme. I ka hesapet me drejtësinë për këtë sulnm dhe dhunë dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Ne kemi një objektiv, largimin e vëllait siamez të Berishës. Edi Rama po investon fort tek Berisha, ndërsa Berisha po mbështetet fort tek Edi Rama. Janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Janë pjesë e grupit na bashkoi non-grata. Janë pjesë e kastës 30 vjeçare që e mbajnë peng Shqipërinë. Shqiptarët meritojnë një politikë, normale dhe civile dhe jo një politik kriminale

“Nuk ka qenë shqetësim kurrë njerëzit që u janë besuar detyra që nuk i kanë ekzekutuar. Ata do i marrin vlerësimet nga PD. Shqetësimi im ka qenë ata demokratë që kujtuan se me të vërtetë kishte një hall tjetër Sali Berisha dhe jo hallin personal. Për të gjithë ata e kam një mesazh, me një zemër të hapur dhe një mendje të hapur për të kuptuar gjithçka që është investuar me helm për të na përçarë, le të bëhemi bashkë dhe të themi të vërtetat siç janë, edhe kur ka të bëjë me Sali Berishën.

Kur erdhi moment që Berisha e bëri të qartë se do shkelte mbi kufoma për të marrë selinë e PD-së, detyra ime si kryetar i zgjedhur, detyrë për të cilën sot jam sprovuar me këto zonja dhe zotërinj që tja hidhnim ;poshtë këtë plan.

Bëmë gjithçka që t’ia hidhnim poshtë këtë plan, dalja nga selia e PD-së me arkivol të mos realizohej. Dhe i vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT