2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Basha kritikon marrëveshjen PS-Rithemelim: ‘Pazar i dëmshëm për Shqiptarët’

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh për mediat pasi u përjashtua nga seanca e sotme plenare. Ai përsëriti sërish se PS dhe Rithemelimi tashmë janë në pazar dhe kjo u pa edhe ditën e sotme në parlament.

E keqja duhet të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Për 2 vite kemi insistuar për një reformë zgjedhore në dobi të qytetarëve. Për listat e hapura që është një domosdoshmëri kushtetuese, që të prishet pakti i 2008. Çfarë fitoi publiku shqiptar nga 6 muaj të ashtuquajtur revolucion? Është dëmtuar interesi i publikut shqiptar. Duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Edi Rama ndryshoi ligjet për komisionet. Ata dy komisionet ofrojnë shumë pak transparencë. Dëmi më i madh mbeten tek ato që janë të pathëna.

Aty kishte një marrëveshje mes palëve që PD-së të mos i jepej koha. U thanë gënjeshtra. Pati një pretendim sikur ishte fundi merkatos. Sot filloi merkato. Nëse ne personalizojmë këtë humbasim betejën, viktimë e pazarit janë shqiptarët. Duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan, të njëjtën gjë bën edhe në 2008. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit janë ndryshime në ligjin e dekriminalizimit. Merkato sapo ka filluar, do të bëhet larg syve të shqiptarëve, për interesa private të një grupi njerëzish. Jepet fund një mekanizmi transparent.

Ne do ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat. Shumica është e neveritur nga kjo status-quo. Ne nuk impresionohemi nga diçka që nisi si pazar dhe përfundoi si pazar. Loja për të vendosur gishtin e fajit është e pakuptimtë. Faktet janë këto. Në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë. Në nëntor 2023 paketa e dytë. Kanë qenë dy forca që kanë kundërshtuar. PS dhe ajo që quhet Rithemelimi. Ka qenë prej pazareve.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...